Kishat ballkanase/ Çfarë po ndodh? Bëhen bashkë Shkupi dhe Athina, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lart në malet mbi liqenin e Prespës ndodhet kisha e Shën Gjergjit, që u ndërtua në shekullin e 12-të.

Afresket në këtë kishë, që kanë sfiduar kohën ndër shekuj, janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore evropiane. Shkenca vlerëson se ato janë gjurmët e para të Rilindjes në dekoret e kishës.

“Sipas disa shkencëtarëve, këtu mund të shohim shenjat e periudhës së para Rilindjes, të cilën e vëmë re në shprehjen e shenjtorëve por edhe në veshjet e tyre”-tha Olivera Makrievska, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, RMV.

Në mënyrë që të shpëtojë afresket nga ndikimet e jashtme, Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje, në të cilën u përfshi edhe Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine. Sfida për restauruesit nga të dyja vendet është mbrojtja e afreskeve të pikturuara në shekullin e 12-të, me ngjyra dhe materiale natyrale.

“Boja vjen kryesisht nga mineralet tokësore, perimet, apo nga kafshët. Ajo vjen gjithashtu nga një pluhur shumë i imët që përziehej me gëlqere në ujë. Më pas piktori e aplikonte bojën në llaç të freskët para se llaçi të thahej”- Babys Apostolidis, Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine

“Që kur Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në 2017-n, marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar. Një rezultat konkret i kësaj është pikërisht bashkimi i forcave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin e liqenit të Prespës, ujërat e të cilit shënojnë kufirin mes dy vendeve”- shtoi Borjan Jovanovski./e.t

Të fundit

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Kandidati i Lapajt: Në akademinë time, fëmijët jetimë e kanë kursin falas

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit në listat e "Shqipëria Bëhet", ka njoftuar se të gjithë fëmijët që...

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm...

Lajme të tjera

Web TV