Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Bajram Curr

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Gushti” në Bajram Curr, si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.  Por vetëm dëme materiale.

Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve./e.t