Gjyqet e një çifti shqiptar në eksodin e heshtur/ Regjisori Beqiri triumf në Venecia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi sjell historinë e Klodit dhe Mirës, një çifti të ri shqiptar që arrin në Marsejë me një mision që vendos të ardhmen e tyre. Teksa përballen me një takim të rëndësishëm në një dhomë plot me burra që presin, koha për ta është një element thelbësor.

Ata vihen përpara urgjencës për të bërë një zgjedhje dhe duhet gjithashtu të përballen me nevojën për t’i lëshuar duart njëri-tjetrit.

Vetë regjisori Erenik Beqiri është shprehur se filmi “Një udhëtim i shkurtër” zbulon nga afër gjyqet e një çifti shqiptar në sfondin e eksodit të heshtur të Shqipërisë. Rrëfimi, i përcjellë me dashuri sakrificë dhe ndarje është një vëzhgim personal i dëshirës së një brezi që është i gatshëm të shkëmbejë vitet më të bukura të jetës për një të ardhme të paparashikueshme.

Ky është filmi i dytë i Beqirit që shënon sukses në skenën ndërkombëtare, pas filmit të tij “The Van” që u shfaq në Kanë. Beqiri është një regjisor i brezit të ri që përmes bashkëprodhimeve qëmton pa bujë dukuri shqiptare përmes një gjuhe kinematografike që ruan konturet e kinemasë autor duke shënuar gjurmë të sigurta në kinema./E.T

Të fundit

Eduard Zaloshnja: Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV