Bashkëpunëtor me Bashën/ Kulluri shpjegon pse u rikthye te PD-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përballë gazetarit Sokol Balla në “Real Story”, Edvin Kulluri tha se ka pasur një takim me Bashën, i cili e ka ftuar për të bashkëpunuar.

“Çdo veprim politik bëhet në kohën e vet. Kemi dy PD, një më të madhe pa vulë dhe pa sigël dhe një më të vogël dhe vogël dhe me sigël. Kemi një popull i ndarë në berishistë dhe bashistë.

Ky është thelbi i krizës. Unë me z. Basha jam takuar në nëntor të vitit të kaluar dhe më ka ftuar për të biseduar për të bashkëpunuar. Humbjet janë aty, dhe gabimet janë të rëndë, por ftesa është akt politik i fortë. Unë e marr për reflektim.

Unë do ta vlerësoj pozitivisht, dhe është politik i fortë dhe unë iu ktheva me një akt politik të fortë që e dija se do sulmohesh, që jam sulmuar nga mediet e “floktores” këtë javë”, tha Kulluri.

Ai tha se nuk “gëlltit” asnjë prej kritikave që ka bërë për Lulzim Bashën, por rikthimin  e sheh si përgjegjësi personale.

“Basha e di kë po fton në pari. Nuk kam bërë pakte personale, siç bën Bardhi për interesa të vogla.

Paktet nuk prishen, nuk jam njeri që prish paktet. Ka një histori PD. Mos të harrojmë një gjë, nuk është ekskluzivitet i Sali Berishës ribashkimi pas krizave të mëdha që ka pasur PD. Me Bashën nuk jemi rrahur dhe nuk kemi dalë në pozicione ekstreme politike”, tha ai.  /  S.M

Të fundit

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Lajme të tjera

Web TV