Po i mërzitur me Kombëtaren pse u duhet Edi Rama?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në fillim Sali Berisha dhe pastaj Edi Paloka, vendosën që Edi Rama është shumë I mërzitur që ekipi ynë kombëtar fitoi me Poloninë dhe barazoi me Çekinë.

Në fakt merita është e Berishës për këtë zbulim, se Paloka I shkret, I di të vërteta zbulimet e Berishës, dhe i përsërit. Ai tha se Edi Rama u nxi kur bëri gol Bajrami në Ceki. Pastaj dje akoma më shumë kur djemtë e kombëtares bën dy gola spektakularë kundër Polonisë.

Edhe pse është një budallallëk për tu komentuar, në fakt nuk duhet anashkaluar gjendja e tyre psikologjike, kur Shqipëria fiton një emër të mirë.

Fjala vjen suksesi I Shqipërisë në turizëm , që është  një rekord për të cilin po flet gjithë bota, I tërbon, dhe normalisht e sulmojnë pa shumë drojë. E bëjnë këtë se mendojnë se jo gjithë shqiptarët fitojnë nga turizmi dhe së paku të kenë me vete ata që nuk merren me atë punë, edhe pse fitojnë të gjithë nga pak nga rritja e ekonomisë dhe bërja e vendit më I pasur.

Po ashtu suksese të tjera të Shqipërisë në ekonomi, në forcimin e lekut zvogëlimin e borxhit rritjen e investimeve mund ti relativizojën dhe ti njollosin, pasi kanë të gjithë ata trushëplarët e vet për të cilët flasin. Tek futbolli është pak problem, pasi shqiptarët të majtë e të djathtë e duan njësoj ekipin kombëtar. Madje ca kohë e ka dashur dhe Albin Kurti.

Tani këta nuk e pranojnë dot që ekipi kombëtar të gëzoj dhe Edi Ramën si qytetar dhe si kryeministër por sidomos të gëzoj dhe palën tjetër. Meqë është një sukses që ata nuk e vënë dot në dyshim, atëherë në këtë rast vënë në dyshim të gëzuarit dhe kanë gjetur që Edi Rama nuk gëzohet kur fiton Shqipëria.

Lexo edhe :  'Ata që jetojnë jashtë nuk janë patriotë, sepse janë larguar' - po thonë disa!

Në fakt jo për meritë direkte të Edi Ramës, por jo edhe fare pa meritë, rezultatet me të larta historike ky ekip kombëtar I ka arritur nga viti 2016 e këtej. Edi Rama natyrisht që ka të drejtë të krenohet jo vetë si qytetar por dhe si kryeministër për këtë sukses. Dhe e bën atë më së miri.

Por Berishës i duhet i mërzitur, ngaqë nuk mërzit dot ata të vetët. Po të kishte mundësi ti ndalte do ta bënte, por meqë nuk ia del dot, pasi ata gëzojnë si shqiptarë për ekipin e tyre, atëherë atij I duhet patjetër një diferencë me Edi Ramën në këtë gëzim, dhe e ka caktuar atë “të mërzitur” dhe veten të gëzuar për Kombëtaren. Por në fakt duket aq I mërzitur kur e thotë këtë, sa ti e kupton që nuk di si tua prish tue gjithëve këtë festë. Siç e ka zakon!

 

 

Të fundit

Si shpërndahej kokaina me taksi e skutera/ Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar

Detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar të martën në Tiranë, ku u arrestuan 27 persona për...

Tragjike/ Ishte duke punuar në banesë dhe e zë korenti, humb jetën 45-vjeçari në Krujë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetën pasi e ka zënë korenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq në Krujë. 45-vjeçari ishte duke punuar në ndërtim në...

Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit, ngrihen seksione të posaçme

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Në kuadër të këtyre...

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’/Rama tallet me Berishën, poston VIDEO me bufin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në rrjete sociale për Bufin e Kënetës, me të cilin ironizon Sali Berishën. Kësaj radhe shfaqet një buf...

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së...

Lajme të tjera

Web TV