Video/ Ndodh fenomeni i pazakontë në Portugali, rrugët e qytetit përmbyten nga…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Portugali pasi shumë se dy milionë litra verë të kuqe kanë rrjedhur nëpër rrugët e një qytet portugez pasi një aksidenti në dy rezervuarët që mbanin pijen.

Pamjet janë bërë tashmë virale! Vera rrjedh poshtë një kodre në qytetin e São Lourenco do Bairro, nga një objekt në pronësi të Levira Distillery .

E mjaftueshme për të mbushur pothuajse një pishinë olimpike, vera portugeze shihet teksa rrjedh me shpejtësi nëpër rrugë, duke shkaktuar dëme, shkruajnë mediat e huaja.

Duke folur me Jornal de Notícias, Jorge Sampaio, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Anadias, tha: “Shqetësimi ynë më i madh ishte që vera të shkonte në lumin Cértima dhe të shkaktonte një fatkeqësi mjedisore.”

Prodhuesi i verës kërkoi falje për incidentin dhe tha se do të kujdeset për pastrimin e rrugëve dhe çdo dëmtim tjetër të shkaktuar.  /  S.M