Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (Foto+ Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka humbur jetën në moshën 81-vjeçare aktori i mbi 300 roleve në teatrin “Skampa” Ilmi Belshaku. Ai e humbi betejën me jetën pas një sëmundje të rëndë që e mundoi deri në frymën e fundit.

Ilmi Belshaku ishte babai i një vajze të cilën e rriti i vetëm me përkushtim e dashuri, pasi e humbi bashkëshorten në një moshë fare të re.

Padyshim që largimi nga jeta e Ilmi Belshakut do ti mungojë qytetit të Elbasanit, qytetarisë dhe botës së artit dhe filmit.

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (Foto+ Emri)

Ilmi Belshaku – Aktori dinamik, gjithmonë i freskët në skenë.

Në prill të vitit 1973, kur një grup të rinjsh nga lëvizja amatore e klasës punëtore (ku Ilmiu shkëlqeu në premierat që luante si amator në uzinën e Mjekësit) e nën drejtimin e aktorit të mirënjohur Ferit Gjevori luajtëm për herë të parë si profesionist në shfaqjen “Pentagrami ynë gazmor”.

Ilmiu që në këtë premierë shfaqi talentin e tij me ato vetitë e tij si: dinamizmin, gjallërinë e potencën e tij aktoreske, sidomos tek monologue “Nihilisti” të autorit Qamil Buxheli. Rolin e bënte me aq finesë sa monologue pati sukses të madh.

Ilmiu po atë vit pranohet si aktor profesionist në Estradë ku për 30 vjet rrjesht nuk mungon në asnjë premierë. Në vitin 2002 del në pension, bën dy tre vite pushim dhe në vitin 2006 rikthehet përsëri në skenë me po atë fuqi dhe krijim artistik.

Kariera e Ilmiut është mjaft e pasur me krijime të arrira në planin aktoresk me shumë figura artistike. Përmendin këtu rolin e Bamkës, atë të arixhiut tek skeçi “Zgjedhjet” ku bashkë me Eser Qatipin krijuan atë dyshe mjaft simpatikedhe të paharruar.

Do të përmend në këtë shkrim një rol të tij, ku ai luante një të ri sovjetik me emrin “Filipenko”. Vetëm me një fizarmonikë të vjetër në dorë , ai u ul në një qoshe dhe ndërhynte në bisedë vetëm me një fjalë “ta provojmë”, kjo krijonte një situatë mjaft komike.

Lexo edhe :  Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

I pahjarruar roli i interpretimit tij tek komedia e Eduart Ogës “Llotaria Amerikane”vënë në skenë nga Dhimosten Papa, ku bashkë me aktoren e mirënjohur Veronika Papa krijon situata mjaft komike ku spektatori e shoqëron me duartrokitje.

Një rol i arrirë artistikisht është ai i oficerit të dalë në pension tek komedia “Pallati i grave”, por edhe roli i operativit të sigurimit tek drama “Shtëpia me Rrota” ( të dyja këto drama janë të shkruara dhe vënë në skenë nga Erand Sojli) ishte e një niveli të lartë.

Përmenda disa role pikante të viteve të fundit, se Ilmiu ka shumë e shumë të tjera p.sh. tek “Ndalim Qarkullimi” dhe “Meqenëse të dua” të regjizorit Llambi Burgjia ka role mjaft të goditura apo ato krijime plot elegancë te premiera “Çështje të ditës” të Tomorr Himçit e shumë të tjera se janë gjithsej 90 premiera.

Një meritë të madhe Ilmiu ka në marrjen përsipër për të bërë detyrën si regjizor në Estradë në vitin 1998 ku kishte më shumë se një vit që kjo trupë nuk jepte shfaqje. Premiera e tij e parë “Kioska Bosi” u mirëprit mjaft mirë nga spektatori elbasanas duke mbushur sallën plot për disa ditë rrjesht.

Më pas ai ve në skenë me shumë sukses premierat “3 x 2 = 8” dhe “Deputeti, qeni dhe kinezi” etj. Ilmiu për Teatrin Skampa mbetet një shok e një mik i afërt dhe i mirë. Ky është potreti i karierës të krijimit si krijimtari artistike si aktor i estradës dhe i Teatrit Skampa të Elbasanit. /  S.M

Të fundit

Faktori kryesor që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin

Nga Spartak Ngjela Dhe gjuha shqipe sigurisht që po na mban të lidhur me shqiptarinë. Askush nuk duhet të humbasë mundësinë...

Rama në krah të Veliajt: Tirana lokomotivë, ka kapacitet për hapa të mëdhenj përpara

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliajt përuruan godinat 16 dhe 17 në Qytetin Studenti. “Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha...

Rritje pagash për ushtarakët! Sa do të variojë shtesa e rrogës sipas pozicioneve të punës

Prej 1 janarit të 2025-ës paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë. Lajmi është bërë me dije...

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” vazhdon të magjepsë me versionin e plotë në italisht

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, vlen të përmendet fakti që vepra e tij, vijon rrugëtimin. Romani “Shkëlqimi...

Dy bonuse për të moshuarit, ekspertja: Ja si mund të ndikojë në rritjen e pensioneve

VOLTIZA DURO/ Numri i ulët i kontribuuesve është një nga sfidat kryesore që pengon performancën e skemës së pensioneve e si pasojë, buxheti i shtetit...

Lajme të tjera

Web TV