Pse nuk mund ta rafinojë Shqipëria, naftën e Shpiragut!

Odris Koço, biznesmen dhe investitor në bizneset e naftës në Kanada në një intervistë për emisionin “Shqip” në DritareTV foli për naftën e Shpiragut dhe rafinimin e saj.

Zoti Koço tregoi se përse Shqipëria nuk mund ta rafinojë vetë naftën, por do ta dërgojë jashtë SHELL.

“SHELL do e rafinojë jashtë naftën tonë dhe vetë kjo kompani do e mbajë përfitimin, jo shteti shqiptar.

Shteti shqiptar për rafinim nuk ka mundësi sepse nafta do jetë e shitur. Nafta do shitet bruto, aty do bëjë lekë shteti shqiptar. Ne nuk e rafinojmë vetë sepse duhet shumë kapital, nuk mund ta ndërtojmë dot një rafineri moderne në Shqipëri, kërkon shumë para, me miliarda, rreth 5-6 bilionë. Shqipëria nuk e ndërton dot vetë rafinerinë.

Mund ta ndërtojë një kompani e huaj. Pra SHELL mund ta ndërtojë vetë rafinerinë. Sepse do njerëz, do teknologjinë, do kapitalin qe është më e rëndësishmja. Po ashtu duhet edhe sasia e naftës.

Që të ndërtosh një rafineri sot duhet të kesh një sasi shumë të madhe nafte, 200-250 mijë fuçi në ditë dhe serish duhen vite për t’u rikuperuar kostoja, pa bërë lekë. Nuk ia vlen.”, tha zoti Koço./  S.M