Përplasjet brenda PD-së pritet të zhvendosen edhe në sallën e Parlamentit në nisje të sesionit të ri. Pas takimit të dytë me “grupimin e Berishës”, Gazmend Bardhi është shprehur i bindur se është ai kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.
Ai ka kërkuar që kryebparlamentarja të mos i provokojë, duke nënkuptuar se vendimi i Bashës për shkarkimin e tij është i paligjshëm.
Në një kakofoni emërimesh, sharkimesh, akuzash, vulash dhe ligjshmërie që e pretendojnë të gjithë, PD pritet të jetë sërish pa busull në Parlament.
Nga njëra ana Lulzim Basha në krye të PD-së zyrtare shkarkon kreun e Grupit Përpamentar Gazmend Bardhi dhe në vendin e tij emëron veten dhe nga ana tjetër kundërpërgjigja e kundësrhtarëve është me shumicën e votave.
Pas takimit të mbajtur me mbështetësit e Berishës, Gazmend Bardhi është shprehur I bindur se gëzon mbështetjen e shumë deputetëve dhe do jetë ai në krye të grupit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Kuvendi do të njihte Lulzim Bashën si kreun e Grupit, kjo do të ishte “absurditet”.
Bardhi theksoi se kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit. Ndërsa i kërkoi që të mos kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament”. Një situatë e tillë do të sillte absurditet. Basha të sjellë 18 vota, 19 e ka të siguruar.
Qëndrimi i Kuvendit është e qartë, Kuvendi të zbatojë rregulloren e parlamentit”, tha ai. Deri më tani Bashën e mbështesin nëntë deputete dhe është një numër i vogël për të zgjedhur kreun e Grupit Parlamentar. Megjithatë Basha ka një “bonus të madh” në duar pasi zyrtarisht njihet si kreu i PD-së zyrtare, duke mbajtur vulën.
Ai i ka propozuar Kuvendit që të shkarkojë Bardhin dhe të emërohet vetë edhe si drejtues grupi, duke lënë mundësinë që tia kalojë këtë detyrë një tjetër njeriu të besuar siç është Enkelejd Alibeaj.
Megjithatë Bardhi dje më shumë u ndal tek nismat e përbashkëta të deputetëve të opozitës, duke përfshirë “grupimin Berisha”. Duke nisur nga dita e sotme në Parlament opozta do të kërkojë ngritje të komisioneve hetimore për disa çështje që sipas saj janë afera korruptive të qeverisë.
“Janë mbledhur të gjitha firmat në mbledhjedhe do të depozitohen kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar.
Nuk kam asnjë dyshim që kryetarja e Kuvendit do të respektojë rregulloren e parlamentit dhe nuk do kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament. Do jetë një listë të unifikuar folësish dh qëndrim të unifikuar të deputetëve të opozitës në seancë”-tha Bardhi.
Duke folur për konfliktet për postet në PD, Bardhit tha se takimet nuk janë për njohjen apo mos njohjen në funksionet partiake, por për të mbajtur një qëndrim të unifikuar në Kuvend. “Në çdo rast nuk jemi mbledhur për të njohur apo mos njohur njëri-tjetrin, por për çështje të përbashkëta, jo për karrige.
Lajmi i mirë për çdo opozitar është se opozita nga seanca e nesërme do të jetë e unifikuar në qëndrimin e saj në parlament”, u shpreh Bardhi. Ndërsa në mbledhjen e përbashkët, deputetët e opozitës janë dakorduar që të votojnë kundër dy nismave ligjore.
Bëhet fjalë për; Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.
Dhe për Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar. Deputetët dhe aleatët e PD janë shprehur se qeveria shqiptare ka harxhuar miliona euro për mbetjen në aferat me inceneratorët.
Ndërsa sa i përket ligjit për Gjykatën Kushtetuese kanë theksuar se nuk janë dakord me rritjen e rrogave të vetëm anëtarëve të Kushtetueses, por mendojnë se nëse duhet të ketë rritje pagash, ato duhet të reflektohen në të gjithë sistemin e drejtësisë.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe pjesë ishin gjithashtu Gazment Bardhi dhe Sali Berisha. Ky është takimi i dytë i cili u paralajmërua në takimin e një jave më parë, ku morën pjesë 43 deputetë të PD.