Ja sa miliona dollarë do t’i kushtojë moti ekstrem industrisë së modës deri në vitin 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxehtësia ekstreme që pushtoi botën gjatë verës dhe përmbytjet që po vërshojnë aktualisht në shumë shtete të botës do ti japin një goditje masive industrisë së modës.

Sipas një studimi nga Universiteti Cornell dhe menaxheri i investimeve Schroders katër nga vendet më të mëdha prodhuese të veshjeve në botë rrezikojnë të humbasin 65 miliardë dollarë fitime deri në vitin 2030. Bangladeshi, Pakistani, Vietnami dhe Kamboxhia shihen të jenë veçanërisht në rrezik.

Studiuesit bënë me dije se markat e modës në këto vende duhet të sigurojnë kushtet optimale ndaj punonjësve, t’u sigurohen mjaftueshëm orë pushimi dhe hidratimi, në mënyrë që t’i bëjnë ballë kushteve atmosferike dhe ndryshimeve të tyre.

Qendrat kryesore të prodhimit të veshjeve duke përfshirë Dhaka, Phnom Penh, Karaçi, Lahore, Ho Chi Minh City dhe Hanoi po përballen tashmë me nxehtësinë dhe lagështinë ekstreme, vunë në dukje autorët e studimit.

“Të gjitha këto qytete ka të ngjarë të përjetojnë përmbytje të konsiderueshme,” u shprehën ata. Pra të dyja ekstremet e motit kanë të njëjtin ndikim negative.

Përshembull stresi i nxehtësisë që mund të përjetojnë punonjësit shkakton ndryshime të konsiderueshme në produktivitetin e tyre. Sipas raportit prodhimi mund të bjerë me 1.5% për çdo rritje prej 1 gradë Celsius.

Autorët e studimit u kanë kërkuar bizneseve dhe rregullatorëve që të mbrojnë punëtorët duke i trajtuar ngjarjet ekstreme të motit si rreziqe serioze për shëndetin, duke i siguruar pushimet me pagesë dhe të drejtën për të pezulluar punën./E.Ç

Të fundit

Shtatzënia është një udhëtim ndërgalaktik në një monolog poetik solo

Recension Monologu imagjinativ i Indra Wilson është një eksplorim prekës i dhimbjes dhe shpresës përmes udhëtimit në hapësirë Mark Fisher Nëse ndonjëherë...

Pas fushatës nga e djathta ekstreme, DASH ndalon vizat për fëmijët e plagosur të Gazës

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën se do të ndalojë lëshimin e vizave për fëmijët nga Gaza që kanë nevojë të dëshpëruar për...

Ja dokumentet e klasifikuara nga samiti i Alaskës që u harruan në hotel

okumentet e Departamentit të Shtetit përmbajnë detaje të sakta të kohës dhe vendndodhjes për fazat e ndryshme të takimit dypalësh. Ato përmbajnë gjithashtu numra...

Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Gjatë ditëve të...

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në...

Lajme të tjera

Web TV