Sot do të festonte 40 vjetorin, ëndrrat prekëse që Amy Winehouse kishte shkruar në ditar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amy Winehouse këngëtarja e ndjerë angleze dhe autore e shumë këngëve e cila ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, sot do të festonte ditëlindjen e saj të 40.

Në vitin 2011 bota e showbiz-it u trondit nga lajmi tragjik se Winehouse ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Londër. Sipas raportimeve të huaj asokohe edhe mjekët e kishin shprehur se jeta e këngëtares ishte në rrezik të madh për shkak të abuzimit që bënte me alkoolin dhe drogën. Madje edhe mamaja e saj e kishte deklaruar se nuk do ishte habi që vajza të humbiste jetën.

Amy ishte një vajzë me shumë ëndrra për të ardhmen, por sot kujtimet që fansat kanë prej saj është ditari ku të gjitha këto ëndrra i kishte listuar duke pritur kohën për t’i realizuar një nga një.

“Jam e lumtur që jam ndryshe. Nuk dua të jem si të tjerët, më pëlqen të kem stilin tim personal. Më pëlqen të jem me zë të lartë dhe të flas me njerëzit – pikërisht kjo jam”- kështu shkruante Amy Winehouse në ditarët e saj të fshehtë, të mbledhur tashmë në një vëllim të dedikuar, të quajtur “In Her Words”. Aty shkruante në mënyrë specifike ëndrrat dhe të gjitha gjërat që do të donte të kishte kur të rritej.

“Një shtëpi në South Beach, 300 palë këpucë, duke punuar me Steve Buscemi dhe duke bërë një film ku unë jam “e shëmtuar”, duke u fotografuar nga David LaChapelle”, këto ishin disa nga dëshirat e saj por dëshira e renditur si e 12 nga këngëtarja e ndjerë, është ajo më prekëse: “Njerëzit të më admirojnë”.

Lexo edhe :  ‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Dhe në fakt kjo ndodhi, në vitet e karrierës së saj, Amy rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut./E.Ç

Të fundit

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Lajme të tjera

Web TV