Takimi me Kurtin në Bruksel, reagon Vuçiç: Bisedimet përfunduan pa sukses… (Detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses.

Për gazetarët, Vuçiç u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin për kompromis të Bashkimit Evropian, shkruan N1.

“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, theksoi ai.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, shtoi presidenti serb.

Më herët, përfundoi takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe diplomatëve të BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Takimi, që u zhvillua në Bruksel, zgjati rreth dy orë. Diplomatët e BE-së, pritet të kenë sërish takime të tjera bilaterale me Kurtin dhe Vuçiçin./  S.M

Të fundit

Samuel Huntington dhe “Përplasja e Qytetërimeve”, një lexim i thellë i Lindjes së Mesme

Nga Leonard Veizi Një nga veprat më me ndikim, kontroverse dhe profetike të fundshekullit XX, “Përplasja e Qytetërimeve dhe Ribërja...

Hasani për përplaset në Lindjen e Mesme: Palët të ulin tensionet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë fjalës së tij në Samitin për Bashkëpunim në Europën Juglindore (SEECP) që po mbahet në Tiranë,...

Sot, në Strasburg: Kriza Izrael–Iran ende jashtë axhendës së Parlamentit Europian

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg Në një javë kur tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë të përshkallëzohen në një përplasje të madhe me pasoja të pakthyeshme,...

Sëmuret Sali Berisha, mungon në SPAK për dosjen ‘Partizani’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot, 16 qershor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Siç raporton gazetarja e Klan News...

ꙄTOP në Spaç

Nga Edison Ypi Vajtja në Spaç mbi një karroceri kamioni të shtrembër dhe të pisët për të takuar njeriun tënd pas mijëra kthesave prej të...

Lajme të tjera

Web TV