Balla takon homologun italian Piantedosi:Në fokus lufta ndaj krimit dhe lëndëve narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë ndaj Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar se kryefjalë e takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.

“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.

Ministri Balla i ka dhuruar në shenjë mirënjohje edhe fanellën e kombëtare Ministrit të Brendshëm Italianë.

Në fanellën e dhuruar ishte shënuar emri ministrit dhe numri 6./  S.M

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV