Përmbytjet bëjnë kërdinë në Libi/ Thellohet bilanci, raportohet për 11.300 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të vdekurve në qytetin bregdetar Derna të Libisë ka shkuar në 11.300 ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen e të mbijetuarve pas përmbytjeve masive të shkaktuara nga çarja e dy digave pas shirave të dendura.

Marie el-Drese, sekretarja e përgjithshme e Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë, tha për Associated Press se 10.100 njerëz të tjerë raportohen të zhdukur në qytetin mesdhetar.

Stuhia vdekjeprurëse në Derna mbrëmjen e së dielës, që u mori jetën mijëra njerëzve, vuri në pah dobësitë e  vendit të pasur me naftë që është në konflikt që pas kryengritjes së vitit 2011 që rrëzoi diktatorin Moammar Gadafi.

Stuhia Daniel shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse në komunitetet në të gjithë Libinë lindore, por më e goditura ishte Derna.

Ndërsa stuhia goditi bregdetin, banorët thanë se dëgjuan shpërthime të forta kur dy diga jashtë qytetit u shembën.

Përmbytjet shpërthyen në Wadi Derna, një luginë që përshkon qytetin, duke u përplasur nëpër ndërtesa dhe duke i hedhur njerëzit në det./  S.M

Të fundit

Dhuna e idjotëve që po na i degdis djemtë matanë detit

Nga Leonard Veizi Me shumë gjasa, një 18-vjeçar nga Vlora, që punonte si kamarier - student, i qetë, i sjellshëm,...

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në...

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve...

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas...

Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë. Ish shefi i Rrugores...

Lajme të tjera

Web TV