Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajrami, deklaron se nëse zjarri që përfshiu pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë, do të kishte rënë natën, i gjithi do ishte shkrumbuar.
I ftuar në një emision televiziv ai tha se nëse do ishte natë, do ishte e pamundur që të futeshin brenda.
Kreu i zjarrëfikësve: Po sikur të ishte natë? Si do futeshim?
Pyetje- Nëse do ishte natë ky pallat nuk do ekzistonte?
Kreu i zjarrëfikësve: Dhe ashtu mund të themi. / S.M