3 pyetjet që zbulojnë nëse jeni gati të jeni prindër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe njerëzit më të qëndrueshëm financiarisht ose emocionalisht kanë dilemat e tyre kur vjen puna tek ardhja e një fëmijë. Pyetje të tipit: “Po sikur të mos jem e duhur për t’u bërë prind?; “Po sikur gjithë pasiguritë e mia t’ua kaloj atyre?”; “Dua fëmijë vetëm se jam e shtyrë nga shoqëria apo e dua vërtet?”.

Të gjitha këto dilema janë normale dhe po aq e shëndetshme është të ndiheni nervozë para një vendimi siç është ai për të sjellë një vogëlush në jetë. Ajo çfarë duhet të dini është se ndoshta nuk do të ndiheni kurrë gati, por e rëndësishme është të ndjeni se doni ta sillni në jetë atë qenie të re.
Për të kuptuar nëse jeni gati, këto pyetje ju vijnë në ndihmë:

Sa mirë e njohim veten?

Të pasurit fëmijë u shkakton shqetësime prindërve të rinj, që reflektohen sidomos pas ardhjes së bebit. Ky lloj stresi i vë prindërit në rrezik të zhvillojnë çrregullime të shëndetit mendor. Prandaj, është mirë të jeni të vetëdijshëm për pikat e forta dhe dobësitë tuaja fiziologjike, emocionale dhe mendore, para se të vendosni të bëni prindër.

Për të qenë më të qartë: S’është nevoja të jeni perfektë. Thjesht duhet të tregoni pak më shumë kuriozitet për personalitetin tuaj, meritat, të metat, etj. Për të kuptuar ç’lloj stil prindërimi do t’ju shkonte ose jo.

Vini re si mënyrën si debatoni, si i përballoni emocionet apo situatat e sikletshme, si është marrëdhënia juaj me gjumin, me shpenzimet dhe analizoni sesa të qarta i keni limitet tuaja personale.

A jemi gati për pak rrëmujë në jetën tonë?

Nëse ju si prindër prisni perfeksionizëm, atëherë mendohuni sërish sepse me shumë gjasa do ta prisni këtë edhe nga fëmija që do të sillni në jetë. Lajmi i keq është se sipas studimeve, perfeksionistët janë përgjithësisht njerëz gjithmonë të pakënaqur dhe më të prirur ndaj depresionit, ankthit apo problemeve të tjera psikologjike, si dhe njerëz që kërkojnë shumë prej fëmijëve dhe i vendosin në një stres të vazhdueshëm.

Lexo edhe :  Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Cili është pikëpamja jonë për jetën?

Eshtë shumë natyrale të ndjeni nevojën për ta përgatitur fëmijën tuaj të përballet me “botën reale”. Kjo në të cilën jetojmë ne s’është vetëm me ylberë dhe ngjyra të bukura, prandaj në një moment atyre do t’i duhet të përballen me egërsinë e saj.

Gjithsesi, kthehuni te pikëpamja juaj dhe besimet që keni. Nëse vazhdimisht e shihni si vend të errët, duhet fillimisht të punoni me veten. Përpiquni të kuptoni origjinën e këtyre mendimeve negative dhe reflektoni. Pasi ta keni bërë jeni gati të bëni dhe të mbroni fëmijën tuaj gjatë rritjes./E.Ç

Të fundit

Emërime të reja në burgje, zyrtarizohen drejtuesit e Peqinit dhe Elbasanit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit. Kështu,...

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha. Verifikimet janë...

Mandatet/ Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më...

Spiunët – luftëtarët e padukshëm të Luftës së Ftohtë

Gjatë dekadave të përplasjes ideologjike mes Lindjes dhe Perëndimit, spiunët u kthyen në protagonistët më të heshtur, por më të rëndësishëm të betejës globale...

“Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin...

Lajme të tjera

Web TV