Japonia po plaket, qeveria thirrje të rinjve: Bëni sa më shumë fëmijë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka raportuar plakje të popullsisë, ku më shumë se 10% e popullsisë tani është 80-vjeç ose më e vjetër.

Sipas CNN, kjo e dhënë shënon një moment historik në lidhje me krizën demografike ku përqindja e të moshuarve që përbëjnë 29.1% të popullsisë, është shkalla më e lartë në botë.

Ministria publikoi shifrat për të shënuar Ditën e Respektit për të Moshuarit, një festë publike në vend i cili gjithashtu përballet me një rënie të shkallës së lindjeve dhe tkurrje të fuqisë punëtore që mund të ndikojë në fondet për pensionet dhe kujdesin shëndetësor ndërsa kërkesa nga popullsia në plakje rritet.

Popullsia e Japonisë ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga bumi i saj ekonomik i viteve 1980, me një normë lindshmërie prej 1.3 – shumë më poshtë se 2.1 që nevojitet për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme, në mungesë të emigracionit.

Vdekjet kanë tejkaluar lindjet në Japoni për më shumë se një dekadë, duke paraqitur një problem në rritje për drejtuesit e ekonomisë së tretë më të madhe në botë.

Vendi ka gjithashtu një nga jetëgjatësia më e lartë në botë, duke kontribuar në rritjen e popullsisë së moshuar.

Për të përballuar mungesën në rritje të fuqisë punëtore dhe për të rigjallëruar ekonominë në ngecie, Japonia inkurajon të moshuarit që të rihyjnë në fuqinë punëtore.

Tani ka një rekord prej 9.12 milionë punëtorësh të moshuar në Japoni, një numër që është rritur për 19 vjet rresht. Punëtorët e moshës 65 vjeç e lart përbëjnë tani më shumë se 13% të fuqisë punëtore kombëtare, tha të hënën ministria e punëve të brendshme.

Shkalla e punësimit të të moshuarve në Japoni është ndër më të lartat në të gjithë ekonomitë kryesore, shtoi ai.

Lexo edhe :  “Ringjallet” ujku/ I zhdukur mijëra vite më parë, rikthehet falë modifikimit gjenetik

Por edhe inkurajimi i punëtorëve të moshuar nuk është i mjaftueshëm për të kompensuar ndikimet sociale dhe ekonomike të krizës demografike.

Kryeministri Fumio Kishida paralajmëron se Japonia është në prag të pamundësisë për të mbajtur funksionet sociale. Një thirrje e qeverisë është që të rinjtë të kenë më tepër fëmijë, e cila do të shërbente si politikë e duhur për të zgjidhur ngërçin.

Edhe Kina, Koreja e Jugut, Singapori dhe Tajvani po përjetojnë kriza të ngjashme, të cilat po ashtu inkuroajojnë të rinjtë që të kenë më shumë fëmijë, përballë kostove të jetesës dhe pakënaqësisë sociale./   S.M

Të fundit

“Mamaja i mori të gjitha”/ Dhëndri zhduket bashkë me vjehrrën dhe paratë e familjes!

Rahul dhe Shivani, një çift i ri nga Aligarh, në shtetin indian të Uttar Pradesh, do të martoheshin më...

Perez i ofron premio të majme lojtarëve të Realit në rast kualifikimi ndaj Arsenalit

Florentino Perez u ka ofruar lojtarëve të Real Madridit një bonus të veçantë nëse arrijnë të përmbysin ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së...

Aksident në Greqi! Treni me dhjetëra udhëtarë përplaset me një kamion

Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur me një kamion në Kalkidë. Përplasja mes mjeteve ndodhi në një...

Uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit, hapet tenderi 27 milionë euro

Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 milionë euro. Operatori i Blerjeve të Përqendruar njoftoi këtë të...

Hapet ‘kutia e Pandorës’, Jozi i dënuar në Zvicër për dhunë ndaj ish-të dashurës

Skandali i dhunës fizike në Big Brother VIP Albania, ku këngëtari Jozefin Marku goditi me shpullë Gjestin, ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ për një...

Lajme të tjera

Web TV