Kate Middleton zhgënjen fansat mbretërorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi William ka planifikuar të udhëtojë në Nju Jork këtë javë për finalistët e Earthshot Prize 2023. Megjithatë, Kate Middleton nuk do ta ndjekë. Princesha e Uellsit do të qëndrojë në shtëpi me tre fëmijët e saj, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Si i zhgënjeu fansat mbretërorë Kate Middleton

Fakti që ajo nuk do të shoqërojë bashkëshortin e saj në Nju Jork nuk ishte ajo që i mërziti fansat e familjes mbretërore britanike. Por vendimi i saj për të mos e shoqëruar nëntorin e ardhshëm në Singapor, ku princi do të presë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, i zhgënjeu ata.

Kate Middleton jo vetëm që nuk do të jetë pranë tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por as nuk do të udhëtojë me të në Singapor. Kështu fansat mbretërorë do të humbasin mundësinë për të parë një tjetër paraqitje zyrtare të çiftit dhe Princeshës së Uellsit në veprim.

Skenarët e mungesës së saj

Natyrisht, ka edhe optimistë që besojnë se Pallati thjesht po përpiqet t’i mbrojë dhe për këtë arsye nuk e shpall prezencën. Të tjerë besojnë se njoftimi i mungesës ka të bëjë me një arsye tjetër: një shtatzëni të re të princeshës.

“A mund të jetë një fëmijë i katërt në rrugë? Dyshoj, por a nuk do të ishte mirë?” shkruan një përdorues i rrjeteve sociale. “Që kur u kthyen nga pushimet verore, Katerina shkëlqen. Mund të jetë një fëmijë i katërt. Uroj,” vëren një tjetër./kb

Të fundit

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet...

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin, një trup luftëtari ra. Kishte...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Lajme të tjera

Web TV