“Sa e do rrogën?” Ja si t’i përgjigjemi pyetjes së sikletshme gjatë një interviste pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momenti i një interviste pune bëhet akoma më i sikletshëm kur punëdhënësi na pyet se sa para kërkojmë, pra sa e duam rrogën.

Balancat janë delikate.
Siç këshillon Gala Jackson, trajner i karrierës, nëse pyetja bëhet përpara se punëdhënësi i mundshëm të ketë përshkruar me saktësi detyrat tona, është një mundësi e mirë për të kërkuar më shumë sqarime duke iu përgjigjur diçkaje si kjo: ”Shpërblimi është sigurisht një faktor i rëndësishëm për mua, por përpara se ta diskutojmë do të doja të dija më shumë për rolin dhe përgjegjësitë që do të kem në kompani .’

Nëse punëdhënësi i ardhshëm këmbëngul në pyetjen e tij fillestare, ju gjithashtu mund t’i ktheheni temës së mëparshme duke pyetur: “Cili është diapazoni i pritshëm i pagave për këtë pozicion?”
Nëse edhe atëherë nuk ju jep një informacion të caktuar, do të jetë shqetësuese për besueshmërinë e kompanisë dhe ofertën e veçantë profesionale.
Përveç parave, më në fund, është mirë të sqarohen paraprakisht edhe përfitime të tjera të mundshme që shoqërojnë pozicionin specifik, si shpërblimet, fondi i sigurimit, çdo sigurim privat dhe fleksibilitet në orë, duke i kërkuar punëdhënësit të ardhshëm t’ju informojë për këtë./E.Ç

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV