Droga po mbyt Shqipërinë/Fevziu thirrjen gjyqtarëve: Kur jepni dënime mendoni për fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blendi Fevziu, ka komentuar operacionin e policisë “Tempulli”, ku pati qindra të arrestuar për shpërndarje narkotikësh, fakt që tregon se konsumi i drogës në Shqipëri është në nivele mjaft të larta.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu bëri një thirrje për gjyqtarët, që kur japin vendime, të mendojnë edhe për shumë fëmijë dhe adoleshentë të cilëve u shkatërrohet jeta nga droga që shesin këta persona.

“Problemi është droga pranë shkollave të mesme, adoleshentëve. Aksioni ka patur si synim rrjetin e drogës, të fokusuar te shkollat.

Ka ardhur si pasojë e dononcimeve nga prindër që kanë vënë re te fëmijët, një lloj varësie nga droga.

Si numër është shumë, nuk e di edhe burgjet a kanë vend t’i çosh kaq shumë. Ne nuk kemi patur goditje të tilla masive në Shqipëri. Këtu jemi përpara një fenomeni që ka ardhur për zgjidhje. Ka ardhur një moment që duhet të marrë një zgjidhje problematika e sigurisë në shkolla, që është edhe droga, me kë shoqërohen, alkooli, etj.

Duket se ka një vëmendje, që vjen edhe nga shqetësimi i prindërve.

Unë kam bërë një apel për gjyqtarët, kur vjen puna për t’i dënuar, ai gjyqtar që do të marrë vendimin, duhet të ketë parasysh ligjin, por edhe fëmijët, që u shkatërrohet e ardhmja.

T’i marrësh jetën në këtë mënyre një fëmije, është më kriminale se të qëllosh mbi fëmijën, sepse i jep një agoni afatgjatë.

Duhen ashpërsuar masat ndaj personave që veprojnë në këto kushte”, deklaroi Fevziu. /  S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV