Informatizimi, 30% e punonjësve përdorin kompjuterin si mjet kryesor të punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i teknologjisë në bizneset shqiptare po përparon ngadalë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit të kaluar vetëm 20 për qind të punësuarve kanë kompjuterin mjetin kryesor të punës.

Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023, përfaqësojnë 99,1% të ndërmarrjeve, nga 98,7% që rezultuan në vitin 2022.

Gjatë vitit 2023, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 28,4%, nga 26,3% që rezultoi në vitin 2022.

Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 29,9% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29,2% që rezultuan në vitin 2022.

Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 72,3%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 56,3%.

Në vitin 2023, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 31,6% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2023, 99,1% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,0% që rezultuan në vitin 2022.

Përqindja e ndërmarrjeve që kanë pasur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 83,5% nga 63,0% që ishte në vitin 2022, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 36,7%.

Në vitin 2023, 14,8% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30,7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25,7%.

Lexo edhe :  'Qëndrojmë pranë popullit maqedonas'/ Meta shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Koçan

Media sociale (Facebook, Linkedln,Tëiter, Youtube, Tëiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 80,5% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 77,5% që rezultoi në vitin 2022.

Në vitin 2023, shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 22,9% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet.

Në vitin 2023, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 38,8% e ndërmarrjeve.

Aplikimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) i cili ndihmon lehtëson komunikimin me klientin dhe ndihmon në gjurmimin e interesave të klientëve, etj është përdorur nga 25,2% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2023. MONITOR

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV