E keni tepruar me alkoolin? Ja si ta rregulloni sistemin tretës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është më një sekret që pirja e tepërt mund të jetë e dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë. Ndërsa, studimet tregojnë se pirja në sasi të moderuar: një gotë verë ose një kokejt margarita mund të ketë më pak ndikim negativ në trupin tuaj.

Will Bulsiewicz, gastroenterolog dhe autor i librit bestseller “The Fiber Fueled Cookbook” shpjegon se endotoksinat bakteriale (enzima që rrinë në zorrë) që shkaktojnë inflamacion në zorrë rriten gjysmë ore pas konsumimit të alkoolit. Po, si ta merrni veten dhe të rregulloni sistemin e tretjes dhe të zorrëve pasi e keni tepruar me alkoolin.

Rihidratohuni: Alkooli mund të çojë në dehidratim, që përkeqëson simptomat gastrointestinale. Pirja e ujit mund të ndihmojë në rihidratimin e trupit dhe të lehtësojë rikuperimin e mukozës së zorrëve.

Shtoni probiotikë: Probiotikët ndihmojnë në rivendosjen e florës së zorrëve që mund të prishet nga alkooli. Ushqimet e pasura me probiotikë përfshijnë kos, lakër turshi etj.

Mos harroni edhe prebiotikët: Prebiotikët janë fibra dhe sheqerna natyrale që stimulojnë bakteret e dobishme në zorrë. Ushqimet si shpargujt, hudhrat dhe bananet janë burime të mira të prebiotikëve.

Ushqime të pasura me fibra: Një dietë e pasur me fibra mund të ndihmojë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe përmirësimin e shëndetit të tyre. Drithërat, frutat dhe perimet janë burime të shkëlqyera të fibrave dietike.

Kufizoni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara: Sasia e madhe e sheqerit dhe ushqimet e përpunuara mund të prishin mikrobiomën (mikroorganizma që qëndrojnë në sistemin tretës) e zorrëve. Reduktimi i tyre mund të ndihmojë në rikthimin e shëndetit të zorrëve.

Flini mirë dhe menaxhoni stresin: Si gjumi ashtu edhe stresi ndikojnë në shëndetin e zorrëve. Gjumi i siguron trupit kohë për të rigjeneruar veten, ndërsa teknikat e menaxhimit të stresit si meditimi mund të përmirësojnë funksionin e zorrëve.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Bëni ushtrime fizike: Ushtrimi i rregullt fizik ndikon pozitivisht në përbërjen e mikrobiotës (enzima që rregullojnë imunitetin) së zorrëve, gjë që mund të ndihmojë potencialisht në rregullimin e sistemit tretës.

Bëni një konsultë mjekësore: Nëse simptomat vazhdojnë, konsultohuni me një mjek për këshilla sipas nevojave individuale./E.Ç

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV