“Korrupsion dhe shpërdorim detyre”/SPAK jep pretencën për 5 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal

SPAK ka dhënë pretencë për dosjen e bashkisë Dimal, ku ka kërkuar në total 13 vite burg për 3 ish-zyrtarë të bashkisë dhe 2 përfaqësues të një firme private.

Prokuroria kërkon gjykimin e ish-zyrtarëve Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, Altin Pali, drejtor Urbanistike, Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës, Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie, akuzohen për për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Konkretisht, SPAK kërkon për:

Arben Guraj 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar

Altin Pali 3 vite burg/ 2 vite burg , me gjykim të shkurtuar

Valentina Jançe 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim, shërbim prove

Vait Koshi 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar

Arjan Demiri 1 vit burg/ 8 muak, me gjykim të shkurtuar

Ish-zyrtarët e bashkisë Dimal dhe punonjës të një firme private kishin ngritur një skemë abuzimi e përfitimesh nga korrupsioni.

Funksionarët lokalë jepnin leje ndërtimi, por i detyronin qytetarët që për punimet të merrnin kompaninë e tyre të preferuar. Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro./   S.M