Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes, ja si të rifitoni energjitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka njerëz që zgjohen me zilen e parë të alarmit e ka të tjerë që rrotullohen pa fund në shtrat duke injoruar edhe zilen e shtatë. Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve.

Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht. Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.

Ushqyerja e mirë është tepër e rëndësishme për të pasur një fillim të mbarë në mëngjes jo vetëm gjatë dimrit por edhe tranzicionit të stinëve. Tek ky artikull do të gjeni disa këshilla të vyera që do e bëjnë zgjimin në mëngjes jo aq të vështirë.

Këto këshilla janë të rëndësishme, sepse vështirësia në të fjetur dhe për t’u zgjuar, ju bën më të lodhur gjatë ditës, nxit dhimbjet e kokës dhe ju shtyn të hani më shumë ëmbëlsira.

Duke nënvizuar rëndësinë e gjumit, ekspertët thonë se nëse flini më pak se gjashtë orë, nëse flini më shumë se 9 orë, nëse bëni gjumë të ndërprerë, sistemi imunitar dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe gjendja mendore përkeqësohet.

Gjumi i mirë bëhet në errësirë

Melatonina është e nevojshme për një gjumë cilësor.

Prodhimi i saj nxitet nga errësira.

Ekspertët thonë se për të arritur këtë, duhet të fikni të gjitha pajisjet elektronike që lëshojnë një ndriçim të vështirë.

Sasia më e madhe e melatoninës çlirohet në orën 2 të mëngjesit, kur gjumi është më i thellë.

Bëni një banjë të ngrohtë, qetësohuni përpara gjumit dhe përpiquni mos të hani pas orës 20.00.

Lexo edhe :  5 lulet më të shtrenjta në botë, bukuri dhe magji në një petale

Mëngjesi i mirë, fillim i mbarë

Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga vezët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, avokado dhe arrat.

Dreka dhe darka duhet të përbëhen nga perimet dhe proteinat.

Ju duhet të kufizoni karbohidratet dhe të konsumoni më shumë lakër dhe lulelakër.

Ato përmbajnë vitaminë K dhe kalçium që ju mbrojnë nga radikalet e lira.

Mos lini mënjanë panxharin dhe spinaqin që përmbajnë antioksidantë dhe enzimën Q10.

Konsumoni më shumë arrorë, çokollatë të zezë, presh, shparg, thjerëza jeshile dhe qepë.

Supa e mishit është burim i shkëlqyer kolagjeni.

Frutat e pyllit, karrotat, portokallet, specat dhe barishtet duhen konsumuar me bujari.

Qepët, majdanozi dhe sallata jeshile duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Mos harroni peshkun të paktën dy herë në javë.

Ai e furnizon organizmin me acidet yndyrore Omega-3.

Aktiviteti fizik, gjysma e punës

Shmangni stresin, është këshilla më e përsëritur por më e vyer nga të gjitha.

Optimizmi është thelbësor për një jetë dhe shëndet të mirë.

Aktiviteti fizik është i nevojshëm për të përmirësuar nivelet e energjisë dhe do ju falë shumë gjallëri.

Falë aktivitetit fizik, truri do të furnizohet me më shumë energji.

Rrjedhimisht ju do të keni një kujtesë të fortë.

Mjafton ecja për të larguar stresin dhe ankthin dhe për të pasur një shëndet mendor optimal.

Gjatë aktivitetit fizik, trupi çliron endorfinë, që ju ndihmon të luftoni depresionin.

Për një jetë të shëndetshme kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në tre ditë të javës./E.Ç

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV