Rama ndan foto nga oborri i OKB në SHBA/ Shqipëria drejton sot mbledhjen për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca shqiptare do të drejtojë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive.

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së mbledhjes, ka postuar një foto nga selia e OKB-së, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Java e rëndësishme e OKB ka bërë bashkë në SHBA, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama me një axhendë të ngjeshur takimesh. Begaj do të mbajë fjalën në emër të Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme ndërsa Rama do të prezantojë 2 nisma në Këshillin e Sigurimit, të ndërmarra nga vendi ynë që mban presidencën e këtij institucioni./e.t

Të fundit

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në...

Vijon zjarri në malin e Dukatit, punohet për të shmangur përhapjen e flakëve

Vijon të jetë aktiv prej disa ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Puna për shuarjen e flakëve po vazhdon nga toka edhe...

Fiasko nuk nisi kur Britania zbuloi emrat e afganëve, por kur pushtuam vendin e tyre

Simon Jenkins* Cilat janë gjasat për një hetim publik mbi super-ndalimin informativ të lidhur me Afganistanin? Me shumë gjasa do të ishte një hetim i...

Pak minuta në SPAK, Berisha “shpërthen” ndaj Gjokës: Ta quajmë mashtruesen Irena Dumani

Ka zgjatur shumë pak minuta, “vizita” e kryedemokratit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, ai lexoi shënimin që sipas tij i la...

Revolta në PD? Dashnor Sula: Dështakët mblidhen në dreka peshku

Demokrati Dashnor Sula ka komentuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Kavajës. Fisnik Qosja, i cili bëri thirrje se ‘PD ka nevojë për ndryshim’. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV