Britani/ 5 shtetas bullgarë akuzohen për spiunazh ndaj Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet britanike akuzojnë pesë persona si të dyshuar për spiunazh me Rusinë. Shtetasit bullgarë Orlin Roussev, Bizer Dzhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stoyanov dhe Vanya Gaberova do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së ëestminsterit të martën, raportojnë mediat britanike.

Ata akuzohen për komplot me qëllim mbledhjen e informacioneve që do të ishin të dobishme për një armik nga gushti 2020 deri në shkurt 2023. Të pandehurit dyshohet se kanë punuar në një qeli operative spiune për shërbimet ruse të sigurisë dhe se kjo punë përfshinte kryerjen e vëzhgimit të objektivave.

Ata akuzohen se kanë punuar në operacione aktive në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë për mbledhjen dhe përcjelljen e informacionit te shteti rus. Roussev dyshohet se ka drejtuar operacione nga Britania e Madhe dhe ka vepruar si lidhja me ata që morën informacionin.

Oficerët që kontrolluan pronat në Londër dhe Norfolk të zëna nga tre nga të pandehurit gjetën pasaportë të rreme dhe dokumente zyrtare identiteti për MB, Bullgari, Francë, Itali, Spanjë, Kroaci, Slloveni, Greqi dhe Republika Çeke./I.S

Të fundit

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri...

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së...

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen...

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një pasdite korriku, kur dielli qëndronte pingul mbi tokë ndërsa tymi i barutit ende errësonte qiellin, një trup luftëtari ra. Nuk kishte...

Lajme të tjera

Web TV