Bullgaria dëbon kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje, Moska: Vendim satanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria dëboi sot kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje dhe dy priftërinj bjellorusë, duke i akuzuar ata se i shërbenin interesave gjeopolitike të Moskës, një vendim i cilësuar si “satanik” nga ambasada ruse.

Shërbimi i sigurimit kombëtar të Bullgarisë njoftoi dëbimin e tre burrave, duke përmendur vetëm emrat dhe kombësitë e tyre. Ai gjithashtu ua ndaloi hyrjen në vend për pesë vitet e ardhshme.

Të tre akuzohen për zbatimin e strategjisë hibride të Rusisë që synon të ndikojë në proceset socio-politike në Bullgari në favor të interesave të Kremlinit, sipas një deklarate nga agjencia.

Në një postim në Facebook, ambasada ruse theksoi se mes të treve ishte edhe përfaqësuesi i kishës ortodokse ruse në Sofje, arkimandriti Vasian.

Qeveria bullgare pro-evropiane “me sa duket ka marrë përsipër misionin e vënies së popullit rus dhe bullgar kundër njëri-tjetrit”, u ankua ambasada ruse, duke shprehur “zemërimin” e saj për vendimin “befasues”. “Ky rast është i paprecedentë, rezultat i një mendjeje satanike”, shtoi ambasada.

“Ky rast është i paprecedentë,” tha ambasadorja e Rusisë në Sofje, Eleonora Mitrofanova, në një video të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, një vend sllav dhe ortodoks, Bullgaria është historikisht dhe kulturalisht e afërt me Rusinë. Por marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Në qershor 2022, Sofja njoftoi dëbimin e 70 diplomatëve rusë./I.S

Të fundit

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV