A na sëmur akulli i bareve dhe restoranteve? Ja çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa njerëz mund t’i rezistojnë një kafeje latte që e porositni në barin ku jeni ulur me miqtë? Po një pijeje tjetër freskuese gjatë një dreke familjare? Keni dëgjuar për rreziqet që mund t’i vijnë organizmit nga akulli që u hidhet këtyre pijeve që shërbehen jashtë shtëpisë, pra në bare e restorante të ndryshme?

Nëse i bëni vetë në shtëpi kubet e akullit, nuk ka asnjë shqetësim, por problemet fillojnë tek makineritë e prodhimit të akullit apo kur ai preket nga duart e pista.

Dr. Bryan Quoc Le, një shkencëtar ushqimor shpjegoi për HuffPost se: “Akulli që është trajtuar në mënyrë jo të duhur mund të marrë myk, baktere dhe viruset nga duart e kamerierëve ose kuzhinierëve që i shërbejnë. Akulli mund të marrë mikroorganizma nga ajri ose ena që nuk lahet dhe pastrohet siç duhet”.

Baret, restorantet apo hotelet shpesh përdorin makina akulli për të prodhuar kube akulli dhe si shumica e makinerive, ato duhet të pastrohen. Le thekson: “Makinat e akullit duhet të pastrohen dhe sterilizohen rregullisht. Nëse ka ndonjë ndotës të mundshëm në vetë makinën e akullit, këto mund të përhapen në pjesën që prodhohet. Shembujt përfshijnë mykun dhe bakteret në tubacione”.

A mund të na sëmurë akulli?

“Myku në akull mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes dhe reaksione alergjike,” tha Le. Myku mund të shërbejë edhe si burim për rritjen e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë patogjenë.

A duhet të shmangim akullin në bare dhe restorante?

Pavarësisht nga historitë e tmerrshme të makinave të mykura të akullit dhe atij të ndotur, ekspertët vënë në dukje se njerëzit nuk duhet të alarmohen për këtë fakt.

Lexo edhe :  Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Dr. Le vijon se: “Makinat e akullit janë zakonisht mjaft të sigurta për sa kohë që monitorohen dhe dezinfektohen rregullisht. Ky nuk është një shqetësim alarmant në krahasim me shpërthimet e helmimeve nga ushqimi”./E.Ç

Të fundit

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV