Çfarë duhet te konsumoni për të lehtësuar ankthin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Salmoni

Salmoni përmban lëndë ushqyese që promovojnë shëndetin e trurit, duke përfshirë vitaminën D dhe acidet yndyrore omega-3.

Këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve dopaminë dhe serotonin, gjë që mund të ofrojë qetësi dhe relaks.

Në veçanti, një regjim ushqimor i pasur me këto lëndë ushqyese, ka treguar se shoqërohet me shkallë më të ulët të ankthit.

Kamomili

Falë vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore, kamomili mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lidhur me ankthin.

Megjithëse mekanizmat nuk janë të qartë, besohet se ai ndihmon në rregullimin e neurotransmetuesve që lidhen me gjendjen shpirtërore si serotonina, dopamina dhe acidi gama-aminobutirik. Shafrani i Indisë

Kjo erëz përmban kurkumin, që njihet për rolin e tij në përmirësimin e shëndetit të trurit dhe parandalimin e çrregullimeve të ankthit.

Falë këtyre vetive, kurkumina mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të qelizave të trurit që lidhen me inflamacionin kronik dhe stresin oksidativ.

Çokollata e zezë

Disa studime sugjerojnë se flavonolet tek çokollata e zezë, një lloj antioksidanti, mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru dhe të përmirësojnë rrugët e sinjalizimit të qelizave.

Këto efekte mund t’ju lejojnë të përshtateni më mirë me situatat stresuese që mund të çojnë në ankth dhe çrregullime të tjera të humorit.

Por kini parasysh se çokollata e zezë duhet konsumuar në moderim, pasi është e lartë në kalori dhe mund ta teproni lehtë me kosnumin e saj.

Kosi

Probiotikët, ose bakteret e shëndetshme, që gjenden në disa lloje kosi mund të përmirësojnë disa aspekte të mirëqenies tuaj, përfshirë shëndetin mendor.

Edhe pse ende një fushë kërkimore në zhvillim, shkencëtarët besojnë se probiotikët mund të mbështesin boshtin zorrë-tru. Një sistem i ndërlikuar midis traktit gastrointestinal dhe trurit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban L-theanine, një aminoacid që është studiuar për efektet pozitive në shëndetin e trurit dhe reduktimin e ankthit.

Për më tepër, L-theanina mund të rrisë dopaminën dhe serotoninën, neurotransmetues që janë treguar të kenë efekte kundër ankthit.

Konsumi i disa filxhanëve çaj jeshil çdo ditë mund të shoqërohet me më pak shqetësime./E.Ç

Të fundit

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij...

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Liverpool është padyshim "mbreti" i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe...

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr. Përmes një...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Lajme të tjera

Web TV