Mbipopullimi i qelive, avokati i njohur ngre alarmin: Burgjet e grave në kushte mizerabël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur Arbër Hoxha në një intervistë televizive ka folur për situatën e mbipopullimit të burgjeve, duke e konsideruar si një fenomen shqetësues.

Mbipopullimi i burgjeve ka bërë që qeveria të shqyrtojmë mënyra alternative për të ulur numrin e të burgosurve.

Në ndryshimet e propozuara, në nenet 137 e më tej, thuhet se gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehte dhe autori i saj përmbush te gjithë kriteret e tjera, me kërkesë te tij, gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shumë të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 6 mijë lekë të rinj.

Ai denoncoi rastin e burgut të grave, që siç tha është në kushte mizerabël.

“Mbipopullimi është problem, janë rreth 9200 të paraburgosur dhe të dënuar, edhe gra. Kemi vetëm një burg të grave, që është në kushte mizerabël. Është një ndërtesë që ka qenë ndërmarrje bujqësore për magazinimin e patateve dhe pas viteve ‘90 është kthyer në burg grash. Janë disa burgje që janë në kushte mizerabël, ka disa burgje me një farë standardi si ai i Fierit dhe Shkodrës, por mbipopullimi është një shqetësim  i madh”, tha avokati./e.t

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV