Tri mënyra si të kemi imunitet të fortë gjatë vjeshtës dhe dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi në prag të vjeshtës, ndërsa dimri nuk është larg për të “trokitur” dhe shumë njerëz duan të jenë të sigurt që të kenë një shëndet të mirë gjatë ndryshimit të stinëve.

Çelësi i imunitetit të fortë shpesh përfshin një kombinim të praktikave të zgjuara dhe të shëndetshme në këtë periudhë të vitit.

Dr. Nayan Patel foli për Fox News dhe ndau tri këshilla kryesore që ju të keni imunitet të fortë gjatë ndryshimit të stinëve dhe ftohjes së motit.

Mbani lëkurën të hidratuar

Mjeku rekomandoi që ta mbani lëkurën të hidratuar për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së ujit dhe irritimit si faktorë që “zgjohen” gjatë uljes së temperaturave. “Kur ajri bëhet shumë më i thatë në muajt e ftohtë është e rëndësishme të hidratoni lëkurën për të ruajtur lagështinë e saj,” tha mjeku.

Sigurohuni që të merrni vitaminën D

Mjeku Patel tha se marrja e vitaminës D gjatë gjithë vitit është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

“Ajo ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, përmirësimin e gjendjes mendore, ruajtjen e peshës dhe rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak,” shtoi ai.

Por, mund të jetë e vështirë për të marrë vitaminë D nga dielli gjatë dimrit apo vjeshtës. Konsumimi i ushqimeve me vitaminë D mund të jetë i dobishëm, ndaj zgjidhni peshkun e yndyrshëm, kanellën dhe qumështin.

Vazhdoni të hidratoheni

Qëndrimi i hidratuar në muajt e ftohtë është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Nevoja e trupit për ujë në motin e freskët është po aq e nevojshme sa edhe në verë. “Ajri i thatë dhe temperaturat e ftohta mund të çojnë në humbjen e lëngjeve,” vijon mjeku. Konsumimi i tepërt i kafeinës dhe alkoolit mund t’i dehidratojë njerëzit shpejt, para se ata ta kuptojnë. Pirja e një sasie të konsiderueshme uji dhe lëngjesh gjatë muajve të freskët dhe të ftohtë është një element i rëndësishëm për të pasur imunitet të fortë./E.Ç

Të fundit

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt,...

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se...

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Lajme të tjera

Web TV