U raportua si aksident, policia : 25 vjeçari tentoi të vriste ish burrin e motrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lezhë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, e raportuar fillimisht si aksident rrugor, në Shëngjin, ku një automjet përplasi një motomjet.

Tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke i goditur disa herë, me automjet, motomjetin, shpallet në kërkim 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Paraditen e djeshme, Policia është njoftuar se kishte ndodhur një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit. Specialistët e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer hetime të thelluara për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që u raportua fillimisht si aksident.

Nga hetimet e deritanishme u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. U., 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi rezultoi se ka përplasur qëllimisht, disa herë, me automjet, motomjetin me drejtues ish-bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë./I.S

 

Të fundit

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Lajme të tjera

Web TV