“E kam zili”/ Spiropali tallet me Bashën: Garon i vetëm përballë Berishës

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë ka folur për kreun e Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha.

Ajo tha se e ka zili Bashën që është kaq I qetë dhe si pretendon të garojë jo vetëm përballë Berishës por dhe si alternativë.

Ajo nuk la pa shigjetuar as Berishën ku u shpreh se “ajo që ne kemi si vijë të kuqe është raporti me non gratat”.

“Basha duket i qetë, i çlodhur, ka pushuar. E kam zili si është kaq i qetë dhe si pretendon të garojë jo vetëm përballë Berishës por dhe si alternativë.

E shoh pa shpresë këtë situatë mes tyre. Ajo që ne kemi si vijë të kuqe është raporti me non gratat.”, tha Spiropali./ S.M