Tullumbacet me azot/ Eksperti paralajmëron qytetarët: Kujdes, çon në paralizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania, ku u diskutuan efektet e tullumbaceve me oksid azoti një prej drogërave të kthyera në trend në Shqipëri.

Karamuço tha se efektet e kësaj lloj substance toksike në sistemin nervor janë të pakthyeshme.

Ai nënvizoi se përdorimi i kësaj substance e cila shkakton varësi psikologjike mund të çojnë deri në paraliza të sistemit nervor.

Duke sjellë në vëmendje ndalimin e bërë në Britaninë e Madhe vitin e shkuar ai tha se është mirë që ky lloj debati të bëhet dhe në Shqipëri dhe që adoleshentët të ndërgjegjësohen në mospërdorimin e kësaj substance.

“Britania vendosi kualifikimin e tyre në familjen e drogërave të lehta por të dëmshme, që duhet të hiqen nga tregu, ose më mirë lëndëve toksike të dëmshme që duhet të hiqen nga tregu. Në fillim kur e pamë ne thamë çfarë është kjo lloj droge, ne e kishin oksid azoti, ata e kishin oksid nitrogjeni, por që është e njëjta gjë. Kjo përdoret vetëm në çështjet e shëndetësisë, për dentistët. Ne i shihnim këto tullumbace në party të ndryshme në Shqipëri, por mendonim se ishin për dekor.

Nuk krijon varësi, por është shumë e rrezikshme pasi jep dëmtime të pakthyeshme neurologjike, po ashtu dhe të organeve të tjera. Deri në paralizë.

Këto janë shqetësimet që janë ngritur në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. A duhet të vijë ky debat në Shqipëri? Aq më mirë që të fillojë ky debat dhe është një nxitje shumë e mirë kjo”, tha Karamuço/   S.M

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV