Vuçiç- ndërkombëtarëve: Se njohim kurrë Kosovën, na vrisni që të gjithëve po të doni

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra. Vuçiç thotë se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë nga NATO në vitin 1999.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet.”- tha Vuçiç/e.t