Ndryshimet që dermatologët këshillojnë të bëni në rutinën tuaj çdo vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rutina e kujdesit të lëkurës ndryshon jo vetëm sipas llojit të kësaj të fundit, por edhe sipas faktorëve të jashtëm ! Ndryshimi i stinës ndërhyn në këtë rutinë, duke na “detyruar” të përdorim produkte të reja ! Lëkura nuk është më aq e thatë sa në verë, dhe më shumë sesa për hidratim ka nevojë për “lëndë ushyqyese” ! Më poshtë Living do të listojë hap pas hapi sit ë kujdeseni jo vetëm për lëkurën e trupit, por edhe për fytyrën, duart, buzët etj.

Përdorni një krem me faktor mbrojtës
Mos harroni të aplikoni një krem me faktor mbrojtës gjatë muajve të vjeshtës, pasi kjo nuk do të thotë se dielli nuk shkakton dëme në lëkurën tuaj.

Eksfolioni fytyrën tuaj dy herë në javë
Është thelbësor pastrimi i fytyrës rregullisht me produkte eksfoliuese. Ky veprim do të largojë qelizat e vdekura të lëkurës të shkaktuara nga djegia e diellit dhe yndyrën e tepërt. Ky proces e mban lëkurën tuaj të pastër. Mos e bëni këtë veprim më shumë se 2 herë në javë duke qenë se mund të dëmtoni lëkurën.

Kujdesuni për duart tuaja
Hidratoni duart tuaja çdo ditë; aplikoni një maskë me parafinë ose krem me mjaltë ose me gjalpë Karite për duart, një herë në muaj për të zbutur lëkurën tuaj dhe për të vonuar procesin e plakjes. Duart janë zona e parë që tregon shenjat e plakjes dhe është e rëndësishme që të kujdeseni për to.

Kujdesuni për lëkurën e trupit
Përdorni për dush ose banjë, xhel larës të pasur kremoz, që në njëjtën kohë lan, pastron dhe nuk e than lëkurën e trupit.
Përdorni kremra për trupin me veprim anti–moshë, forcues dhe tonifikues.

Lexo edhe :  Shuhet “Pretty Little Baby”, ikona e muzikës së viteve ’60

Kujdesuni për buzët
Për të shmangur plasaritjen, eksfoliojini ato 2 herë në javë me produkte të buta.
Gjithashtu përdorni zbutës për buzët në mënyrë që të jenë të hidratuara.

Bëni një eksfolim të plotë të trupit një herë në javë.

Ky veprim do t’ju ndihmojë të mbani lëkurën tuaj në një gjendje optimale dhe të re. Ai është një mënyrë efektive për të lëmuar dhe hequr toksinat nga trupi juaj./E.Ç

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV