Sofia Loren iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi u rrëzua në tualetin e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja ikonë Sophia Loren , 89 vjeç, i është nënshtruar një operacioni urgjent pasi u rrëzua në tualetin e rezidencës së saj në Zvicër. Loren thuhet se pësoi fraktura të shumta, duke përfshirë një frakturë të rëndë të femurit që kërkonte operacion. Pavarësisht “optimizmit” për rikuperimin e saj, aktorja italiane pritet të ketë nevojë për një periudhë të gjatë rehabilitimi.

Aktorja kishte planifikuar të inauguronte një degë të re të zinxhirit të restoranteve më 26 shtator në Bari. Ky event, si dhe të gjitha paraqitjet e saj profesionale në të ardhmen, janë anuluar derisa ajo të mund t’i realizojë pa cenuar shëndetin e saj.

Lajmi për aksidentin dhe shtrimin në spital të Sophia Loren është konfirmuar nga rrjeti i restoranteve që mban emrin e saj./E.Ç

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV