Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të theksuar të motit duke larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës dhe për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë Kosovën më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV, mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëve të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes në MV do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave.

Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Gadishulli Skandinav si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë pjesërisht Ballkanin si edhe brigjet e Egjeut ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqiten Europa Juglindore, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit./kb

Të fundit

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV