“64 vite martesë”, ish-presidenti Napoletano dhe historia e dashurisë me gruan Clio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të martë, në ceremoninë shtetërore të funeralit të Presidentit të 11-të të Italisë ishte edhe bashkëshortja 88-vjeçare e Giorgio Napolitanos- Clio.

Për gruan që tani qëndronte mbi një karrocë me rrota, Giorgo Napoletano ka folur për herë të fundit në vitin 2016.

“Unë jam një monogamist i pabindur”, e cilësoi Giorgio Napolitano veten e tij në një intervistë me Maurizio Costanzon në tetor të vitit 2016, pothuajse dy vjet pasi u largua përgjithmonë nga Quirinale.

Teksa fliste për gruan me të cilën jetoi për 64 vite, ai rrëfente se e kishte njohur në Napoli dhe u fejuan në Romë. “Takoheshim shumë në restorant, aq sa ajo më tha se isha i uritur…jo i dashuruar”, kujtoi Napoletano asokohe.

Fotoja e fundit publike e Giorgio dhe Clio Napolitanos së bashku daton në 14 janar 2015, ditën kur ata zbritën nga kodra më e lartë në Romë për t’u kthyer në shtëpi, në lagjen Monti.  Clio, njihet si një ish-Zonjë e Parë gjithmonë alergjike ndaj ceremonive në 9 vitet që kaloi përkrah Presidentit të njëmbëdhjetë të Republikës.

Zonja Napolitano ka qenë juriste e Lidhjes së Kooperativave deri në vitin 1992. Ata të dy u takuan në vitin 1959 në Romë, ku ajo ishte zhvendosur nga provinca e Ankonës për t’u trajnuar në një firmë ligjore dhe Napolitano ishte një udhëheqësi i ri premtues PCI.

Ata u martuan me një ceremoni civile në Romë pas disa muajsh fejesë dhe shkuan të jetonin në Napoli. Ajo, e bija e dy komunistëve të arrestuar nga fashizmi që e ngjizën gjatë izolimit politik në Ponza. Clio u quajt kështu sepse në ishullin e të izoluarve ishte një komunist grek që kishte një vajzë me atë emër.

Lexo edhe :  Mbi 1400 vrasje nga janari në qytetin meksikan/ Ekzekutohet anëtari i këshillit bashkiak

Çifti Giorgio-Clio u zhvendos në Romë në vitin 1966, kur Napolitano, i cili tashmë ishte deputet që nga viti 1953, u thirr në drejtimin kombëtar të partisë në Botteghe Oscure. Ata shkuan të jetonin në apartamentin në Monti, i njëjti ku do të kthehen pas largimit nga Quirinale.

Ata kishin dy djem, Giovanni dhe Giulio. Një çift i pandashëm, ata gjithmonë kanë pushuar së bashku në Luginën e Pusterias dhe veçanërisht në Stromboli./e.t

Të fundit

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë....

“Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh

Një nga veprat më të fuqishme dhe të diskutuara të letërsisë moderne, “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, rikthehet në skenën shqiptare përmes një...

“Bufi merret me makinën e Noizy”, Rama: Çfarë kënge këndoi që mori 6 milionë?

Rama: Pa të bo ty që të vish plumb nga Tirona në qendër të Peshkopisë se le kët punë, pasi Ulsiu që kalamo merrte...

OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool, edhe Shqipëria

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool. Europa...

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj...

Lajme të tjera

Web TV