Fëmijët japonezë janë më të lumturit në botë, për shkak të mënyrës së veçantë të edukimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studime të shumta të mëparshme kanë treguar se fëmijët në Japoni janë më të lumturit në botë dhe kjo për shkak të stilit të tyre të jetesës.

Siç shkruan The Asian Parent, prindërit japonezë kanë një qasje të veçantë ndaj arsimit, e cila është mjaft e ndryshme nga pjesa tjetër e botës. Ja disa prej tyre:

Prindërit në Japoni përpiqen t’i mësojnë fëmijët e tyre të jenë të pavarur që në moshë të hershme. Për shembull, ata e mësojnë fëmijën e tyre të shkojë në shkollë pa shoqërues, ata kurrë nuk i zgjidhin detyrat e shtëpisë dhe të ngjashme. E gjithë kjo, shpjegojnë psikologët, nxit zhvillimin e pavarësisë tek fëmija, por edhe forcon vetëbesimin e tij.

Ndërsa shumica e prindërve shpesh ndajnë sfidat dhe vështirësitë e tyre prindërore, prindërit japonezë janë të ndryshëm. Hulumtimet tregojnë se problemet e tyre në lidhje me edukimin ose çështjet familjare në përgjithësi, ata i ndajnë vetëm me njerëzit që u besojnë më shumë. Po kështu, ata gjithashtu e konsiderojnë të papranueshme çdo bisedë për aktivitetet e fëmijës së tyre.

Ndonëse prindërit japonezë, ashtu si gjithë të tjerët, përballen me një përditshmëri të ngarkuar dhe me detyrime të shumta, sërish çdo moment të lirë ata e kalojnë me fëmijën e tyre. Ata besojnë se lidhja me një fëmijë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tij, prandaj nuk mungojnë asnjëherë t’i përkushtohen fëmijës kur kanë kohë.

Prindërit japonezë i përmbahen me vendosmëri rregullit që çdo vakt kur është e mundur të hahet së bashku në tryezë. Domethënë, vaktet e tyre janë të stilit familjar, dhe fëmija shpesh merret me përgatitjen e ushqimit. Kështu ata e mësojnë atë për zakonet e shëndetshme dhe përgatitjen e vakteve që në moshë të re./E.Ç

Të fundit

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Lajme të tjera

Web TV