PD pësoi disfatë në Kukës/ Biberaj: Sa të jetë Berisha do të shkojmë nga humbja në humbje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, në një intervistë televizive ka folur në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Kukës që u mbajtën më 24 shtator dhe përfundoi me fitoren e Partisë Socialiste.

Për Biberajn, fakti që mazhoranca ka fituar me dyfishin e votave në bashkinë e Kukësit, tregon që në fakt elektorati i djathtë i ka bojkotuar zgjedhjet.

Për këtë situatë ai fajëson opozitën, e cila sipas tij, nëse vijon të mbetet e përçarë.

“Ajo që ndodhi në Kukës është e tmerrshme. Një opozitë copë copë që është gllabëruar. Natyrisht që qeveria e Ramës është e inkriminuar, por ky rezultat nuk justifikon asnjë qëndrim të opozitës.

E di çfarë do të thotë të dalë Kukësi dyfish vota për PS-së.

Sa të jetë Sali Berisha në drejtimin e Partisë Demokratike, Bardhi në një fraksion, do të shkojmë nga humbja në humbje.

Ata votojnë për atë që kanë votuar, pasi nuk kanë alternativë.

Ne kemi nevojë për kandidatë që rri dhe jeton në Kukës.

Ne po e vuajmë mungesën e opozitës prej vitesh”, tha Biberaj./  S.M

Të fundit

Fushata elektorale/ PSD dhe PD braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës

Menjëherë pas kësaj lëvizje të këshilltarëve të Tom Doshit, grupi i këshilltarëve të PD-së ka kërkuar 5 minuta pushim për...

“Flood North Albania”, Shqipëria dhe 13 partnerë testojnë forcat e mbrojtjes civile

Sot, në qytetin Shkodrës fillon stërvitja “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri me datë 11 Prill, 2025. Një stërvitje e 13...

“Ringjallet” ujku/ I zhdukur mijëra vite më parë, rikthehet falë modifikimit gjenetik

Një kompani bioteknologjie në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajtur Colossal Bioscience ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm shkencor duke rikrijuar...

Arsenali pret Real Madridin në “Emirates Stadium”, formacionet zyrtare të skuadrave

Arsenali dhe Real Madrid përplasen në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Topçinjtë kanë impresionuar në Evropë deri në këtë pikë, duke...

BE-ja do të vendosë tarifa ndaj duhanit dhe elektronikës nga SHBA

Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë çelikun,...

Lajme të tjera

Web TV