Tavolina e thyer dhe filxhanët përmbys/ Çfarë mbeti në lokalin ku u vra Martin Bardhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohen të tjera foto nga ngjarja e rëndë në Rrëshen, ku u ekzekutua 60-vjeçari, Martin Marku Bardhi.

Nga fotot shihet tavolina me filxhanët e kafes të kthyer përmbys. Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë në lokalin ku u ekzekutua Bardhi dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë spitalit të qytetit dhe Komisariatit të Policisë, ndërsa dyshohet për larje hesapesh. Personat që mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali xhaxhait të viktimës) janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Rreth orës 10:40 të paradites së sotme Martin Marku Bardhi së bashku me tre persona të tjerë ishte në një nga lokalet e qendrës së Rrëshenit, kur dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri teksa ishin duke lëvizur me makinë.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje duke u larguar në rreth 20 metra distancë.

Bardhi, i cili ka qenë edhe objektivi i atentatit ka humbur jetën, ndërsa personat e tjerë në të njëjtën tavolinë janë plagosur.

Sakaq, policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e dy personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.

Autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës profesionistë, janë larguar nga vendngjarja me anë të një mjeti fuoristradë “Jeep”, ngjyrë të zezë, e cila është djegur në fshatin Gëziq.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës./  S.M

Të fundit

BE presion Greqisë për Shqipërinë/ Zbulohet hapi tjetër i Athinës

Ka disa ditë që në Athinë zhvillohen konsultime intensive diplomatike, në mënyrë që Greqia të japë miratimin tek letra...

Balla: Shqipëria krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të...

Nëse doni shëndet të mirë, ja e vetmja gjë që duhet të ndryshoni kur hani

Nëse jeni rritur në vitet '80 ose '90, shanset janë që të keni qenë dëshmitarë të shumë dietave që shkojnë e vijnë. Atkins apo...

Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë/ Familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Familja e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavos, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedia te rëndë, ku vajza e tij ka humbur jetën...

“Duart lart se ju vramë”/ Pronarja e argjendarisë rrëfen tmerrin, ja si e grabitën

Detaje të reja zbardhen lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz, gjatë pasdites së djeshme. Pronarja e argjendarisë në Kamëz është shprehur se kanë...

Lajme të tjera

Web TV