Rekordi i turizmit, 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në janar-gusht 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo, ndeshesh me turistë nga kombe të ndryshme.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në gusht, që është kulmi i sezonit turistik, në vend hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë.

Që nga qershori në vend hyn mbi 1 milionë shtetas të huaj, për të arritur në 1.77 milionë në korrik dhe duke e kaluar për herë të parë pragun e 2 milionëve në gusht.

Sipas INSTAT, Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.

Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 18,2%;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,5%;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 34%.

Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

Lexo edhe :  Topalli falënderon emigrantët shqiptarë: Mesazh patriotizmi, ata e dinë si të votojnë

Ikin dhe shqiptarët

Jo vetëm hyrjet e të huajve kanë arritur rekorde. Edhe daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm.
INSTAT raportoi se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2023 janë 842.940.

Krahasuar me Gusht 2022, ky tregues është rritur me 8,9%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetëmujorit 2023, është 4.577.753, duke u rritur me 18,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor/kb

Të fundit

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale ndodh si pasojë e rrëshqitjes e një disku ndërvertebror që ndodhet mes rruazave të shtyllës kurrizore dhe...

Komisioneri pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së i jep ndihmën e parë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë. Në...

Thirrja e dytë e PS: Ju bëjmë thirrje, votoni sa më shumë këto minuta!

Ndërsa kanë mbetur edhe një orë nga mbyllja e votimit, zëdhënësja e PS për zgjedhjet, Silda Çepe iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve që...

Partia Socialiste denoncon kandidatët demokratë: U futën në qendrën e votimit…

Sipas tyre Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit. “Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor...

Nga 929 emra në një qendër votimi, votojnë vetëm 91? Pse vlonjatët po rrinë në shtëpi?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit deri në orën 18:00, kanë...

Lajme të tjera

Web TV