Rregjistrimet në universitete, Manastirliu bën lëvizjen urgjente për degët prioritare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa mbeten edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri akademik, rreth 18 mijë nxënës, nga 20 mijë në total, tashmë janë regjistruar në universitet. Sipas rrjetit akademik shqiptar, programet më të kërkuara mbeten ato tradicionalet ndërsa 40 degët e shpallura me prioritet kombëtar mbeten thuajse në të njëjtat nivele.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se do të bëhet profilizimi i universiteteve në mënyrë që të përditësohen në varësi të kërkesave aktuale që ka tregu i punës. “Duhet të bëhet një vlerësim i programeve ekzistuese për profilizimin e universiteteve. Ne po shohim sot që regjistrimet në kuadër të kuotave që ju keni parashikuar dhe që ne ju kemi dhënë, nuk janë në 100% të plotësimit të tyre, ndaj, duhet bërë një vlerësim se s’mund të ketë më përputhshmëri, se si mund të përmirësohen”, tha Manastirliu.

Sa i takon arsimit profesional dy vjeçar, gjatë takimit në universitetin e Durrësit, pedagogët sugjeruan ndryshime në ligjin e arsimit të lartë. Sipas ministres Manastirliu, shumë shpejt do të miratohet ligji për shkencën i cili do të hapë rrugën që universitetet të kthehen në bërthama të kërkimit shkencor./e.t

Të fundit

Kombëtarja rikthehet më 4 shtator, zbulohet kundërshtari në miqësore

Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë më 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me një ndeshje miqësore...

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Lajme të tjera

Web TV