Sulmet e padrejta ndaj Berishës për heshtjen ndaj Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Ka një fushatë sulmesh nga të gjitha anët kundër Sali Berishës, pse hesht për humbjen shkatërrimtare në Kukës.

E sulmojnë demokratët, ata të Bashës dhe ata të Foltores, e sulmojnë, natyrisht këta të shumicës, dhe qytetarë të tjerë që në fakt nuk kanë shumë lidhje me politikën. Madje me heshtjen e tij tall trapin dhe Ilir Meta.

E bëjnë se ju duket vazhdimi i një zinxhiri humbjesh poshtëruese, qyshkurse ai po tenton të duket si i “fortë” në gjunjëzimin e opozitës, por tërësisht pa takat përballë pushtetit.

Ndalojini këto sulme!

Është hera e parë që Sali Berisha po bën një gjë që nuk e ka bërë tërë jetën. Ai po e pranon humbjen, po pranon rezultatin dhe mbi të gjitha, po e respekton atë me dhimbje në heshtje, ashtu siç përjetohen humbjet e mëdha.

Të gjithë që i hakërrehen atij, kanë parasysh atë skenën, kur ai del menjëherë pas humbjes, thotë atë fjalinë klishe “kjo ishte vjedhja më e madhe në histori” e zgjedhjeve dhe pastaj premton se do hakmerret me protesta dhe do rrëzojë qeverinë e krimit.

Kanë kaluar gati 48 orë dhe ai nuk e ka bërë atë që ka bërë gjithë jetën për 32 vjet.

Pak u duket kjo?

A nuk jeni të kënaqur që më në fund , madje në fund të jetës së tij, ky njeri po e pranon një humbje me dhimbje të thellë?

Pse e doni doemos të pandryshueshëm, të pakorrigjueshëm dhe të parashikueshëm, siç jeni mësuar me të. Ndodh që njeriu reflekton një ditë atë që është dhe atë që i ka ndodhur, dhe hesht.

Ky është lajmi i vërtetë.

Dhe më shumë se ky, lajm është që kur hesht ai, hesht e gjithë turma e tij. Të gjithë bëjnë sikur nuk ka pasur zgjedhje në Kukës. Flasin për gjithçka, për McGonigalin, sulmin në Zveçan, apo ngjarjet në OKB, por jo për Kukësin.

Lexo edhe :  A është Sali Berisha spiun profesionist?

Kjo tregon se partia ende beson tek ai, njerëzit ende presin një shenjë të flasi Ai, pastaj të fillojnë të mendojnë.

Dhe kjo është një vdekje më e rëndë se ajo e Kukësit. Ky është tumori i vërtetë vdekjeprurës që po bren dhe po çon drejt shuarjes atë parti.

Të fundit

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me një vendim të posaçëm,...

Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Dy ditë para 4 Korrikut në Kaliforninë Veriore shpërtheu një depo që ruante fishekzjarrë. Zjarri shpërtheu rreth orës 5:50 pasdite në një zonë kryesisht...

Mira Murati sfidon me pagat, ofron deri në 500 mijë dollarë për talentet e teknologjisë

Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para lançimit...

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive. Gjermania është një nga vendet...

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në...

Lajme të tjera

Web TV