Vajza e Eminem nuk jeton një jetë luksi! Fiton para vetë duke punuar si estetiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e Eminem, Alaina Scott, punon në një sallon si estetiste, pavarësisht se babai i saj vlerësohet të ketë një pasuri prej 260 milionë dollarësh.

Fotografitë e reja të siguruara nga The Sun tregojnë 30-vjeçaren, në një parukeri dhe spa pranë shtëpisë së saj në Rochester Hills, Michigan. Një burim tha se Alaina e cila u adoptua nga ylli i muzikës hip-hop Eminem dhe ish-gruaja e tij Kim, ka një raport të shkëlqyer me klientët.
Megjithatë, ajo ka zgjedhur ta mbajë punën e saj të përditshme jashtë rrjeteve sociale. Imazhet e publikuara nga The Sun tregojnë Alainan duke biseduar me një kliente. Alaina shkoi në Universitetin e Oakland dhe fitoi një Bachelor të Arteve në Komunikim në degën e marrëdhënieve me publikun. Pavarësisht pasurisë kolosale të babait të saj, ajo ka qenë gjithmonë e prirur të punojë dhe të fitojë vet paratë e saj.

Ajo tani është një estetiste e trajnuar dhe e aftë për të kryer trajtime kozmetike të lëkurës, si për shembull ‘lifting’ apo depilim.

Bukuroshja jeton në një komunitet të qetë me burrin e saj Matt Moeller.

30-vjeçarja u martua me Matt më 9 qershor në Detroit, Michigan, ndërsa të pranishëm ishin dhe anëtarët e familjes, përfshirë motrën e Alaina, Hailie Jade Scott, e cila ishte shoqëruese e nuses./E.Ç

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV