Vrasja e Martin Bardhit/ Drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë. Sipas tij, 62 vjeçari ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur.

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi dhe janë plagosur tre të tjerë, që kanë qenë në tavolinë me të. Auotrët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes, është djegur në fshatin Gëziq. Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti. Po kontrollohet territori nga të gjitha forcat, RENEA, të ndërhyrjes së shpejtë po kontrollojnë territorin dhe të gjitha drejtoritë e tjera kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.“, theksoi Elezi.

Nga informacionet e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hasmësi. 62 vjeçari kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu për një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë, ku së bashku me të birin Enrik Bardhi, tentuan që të vrisnin në mes të qytetit të Rrëshenit Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit./I.S

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV