A përfshihet shqipëria/Ky vend fqinj jep lajmin e mirë:Emigrantët do punojnë pa dokumente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria greke po planifikon t’i mundësojë qindra mijëra emigrantëve, aktualisht pa dokumente, që të punojnë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm.

Greqia, si shumë vende të tjera europiane, kërkon urgjentisht të plotësojë boshllëqet në tregun e punës, veçanërisht pasi shumë njerëz u larguan nga fuqia punëtore gjatë pandemisë COVID-19.

Ministri grek i migracionit, Dimitris Kairidis, ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e lejimit të emigrantëve ende të paregjistruar të punojnë në disa sektorë, për të adresuar mungesat.

Plani, i cili është i ngjashëm me një reformë në Itali në vitin 2020, pritet të prekë rreth 300,000 emigrantë që janë pa dokumente ose të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit.

“Duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë me popullsinë që është tashmë në vendin tonë, pa krijuar magnete të tjera që të tjerë të vijnë ilegalisht”, tha Kairidis në një intervistë për televizionin grek.

Ministri grek pritet të përshkruajë nismën në një takim të kabinetit muajin e ardhshëm, tha një zyrtar i ministrisë së Migracionit për Reuters.

Ministri i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis, thotë se vendi ka nevojë për rreth 180,000 punëtorë për tokat çdo vit.

Në të kaluarën, disa nga këto vende pune janë plotësuar duke përdorur skemat e punëtorëve me Shqipërinë, Bangladeshin, Indinë dhe Egjiptin, por vonesat e shkaktuara nga burokracia kanë çuar në mungesa, sipas ministrit./   S.M

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV