Ekspertët paralajmërojnë: Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të botuar sot, akullnajat zvicerane kanë humbur 10 për qind të vëllimit të tyre në dy vitet e fundit, të njëjtën sasi si midis viteve 1960 dhe 1990. Shkrirja e akullnajave është pasojë e kushteve ekstreme të motit të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike.

Pak borë në dimër dhe temperatura shumë të larta në verë morën 10 për qind të vëllimit të akullnajës gjatë viteve 2022 dhe 2023, zbuloi një ekip ekspertësh që studionin kriosferën në Akademinë Zvicerane të Shkencave të Natyrës.

Përfundimi i tyre është i qartë: akullnajat e Zvicrës po shkrihen gjithnjë e më shpejt.

Pas humbjes së gjashtë për qind të vëllimit të tij në vitin 2022, i cili pa shkrirjen më të madhe deri më sot, këtë vit vëllimi i akullit është ulur me katër për qind të tjera.

Kjo është rënia e dytë më e madhe që nga fillimi i matjes.

Shkrirja e akullnajave ka prekur të gjithë territorin e Zvicrës, e cila konsiderohet si kulla ujore e Evropës me 1400 akullnaja që ‘ushqejnë’ liqene dhe lumenj të shumtë./I.S

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV