Ervin Karamuço “zbërthen” arsyen e fortë: Ja pse Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës sepse i trembet bandave të Aldo Bares. Kështu deklaroi eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, mbrëmjen e sotme në Top Story. Karamuço ka zbuluar edhe kronologjinë e arrestimit të Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë, që zbardhi disa vrasje ditën e sotme.

“Në kronologji ka ndodhur që personi me të dalë nga pika e këmbimit valutor me 30 mijë euro vjedhje me armë, është larguar dhe e kanë kaluar kamerat që e kanë identifikuar. Policia e dinte që ishte i lidhur me bandën e Lushnjës. Lushnja nuk bën vrasje të thjeshta. Duke u ndjekur ky person shkonte në një ofiçinë ku ndërroheshin pjesët e makinave të përdorura për vrasje. Aty janë gjetur profilet edhe për dy vrasje të tjera, e kanë arrestuar personin për vrasje dhe aty ka folur sepse mund të përballej me burgim të përjetshëm. Problemi që kamë unë në këtë histori është se ky ka qenë ekzekutor e tashmë është në Janinë në burg për prishje të qetësisë publike. Ne kemi kërkuar të vijë në Shqipëri dhe ata nuk kanë pranuar me argumentin se i rrezikohet jeta në burgjet e Shqipërisë nga bandat e tjera si ajo e Aldo Bares.”– tha Karamuço

Të fundit

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Lajme të tjera

Web TV